Telegrafi

Skeçet e Stupcave vetëm në YouTube

Komikët më të njohur në vend, të mërkurën kanë filluar xhirimet për skeçet humoristike për festat e fundvitit, por këtë herë do t’u mungojnë ekraneve televizive, sepse kësaj radhe kanë vendosur që skeçet t’i lansojnë vetëm në YouTube dhe jo në televizione.

“Ata kanë vendosur që për këtë vit të mos ketë më kaseta e dvd, sepse rrjeti YouTube dhe interneti tashmë kanë mbizotëruar çdo gjë”, ka thënë një burim për Telegrafin.

Përveç këtyre skeçeve që javën e ardhshme do të jenë të postuara në faqen e tyre zyrtare, “Stupcat” janë duke xhiruar dhe episodet e serialit “Egjeli”, i cili ka filluar të shfaqet ditë më parë. /Telegrafi/