Site icon Telegrafi

S’kanë të ndalur dorëheqjet në Qeverinë greke

Zëvendësministrja e Financave, Nadia Valavani, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj. Këtë vendim ajo e mori përmes një letre drejtuar kryeministrit Aleksis Tsipras.

“Është e pamundur të vazhdoj të jem pjesë e qeverisë. Nuk jam unë ministrja që tërhoqi 200 mijë euro para mbylljes së bankave”, shkruan Valavani. Ajo nuk sqaron nëse do të votojë apo jo, masat në Parlament në mbrëmjen e sotme dhe nëse do të japë dorëheqjen edhe si deputete e grupit parlamentar të Syrizës.


Valavani, një prej bashkëpunëtorëve të ish-ministrit të Financave Varoufakis, kundërshton marrëveshjen që ka sjellë kryeministri Tsipras, duke thënë se ky “kapitullim” është kaq i madh sa nuk do të na lejojë ripozicionimin e forcave dhe se përkeqësimi i gjendjes me firmën e tyre, përbën një “gur varri”, për shumë vite.

Më herët edhe ministri i Energjisë dhe kreu i kahut marksist brenda Radikalëve të Majtë, Panajotis Lafazanis, ka deklaruar se nuk do të votojë reformat që ka sjellë qeveria në Parlament për miratim.

Zhvillimet e fundit tregojnë se seanca e votimit në Parlamentin e sotëm do të shkaktojë edhe tronditje të tjera ndaj qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version