Getoar Selimi dhe Marina Vjollca duket se nuk e kishin mbrëmjen e tyre.
Dje ata janë parë pranë Librit Universitar në ish-Bllok të ndaluar nga polici, për shkak se makinën e kishin lënë parkuar në vendin e gabuar.
Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ bashkëngjitur saj, dërguesi shkruan “Pak minuta më parë në ishBllok, Getoari dhe Marina u ndaluan nga polici. E mori një gjobë të mirë ky, kishte ndaluar makinën aty ku nuk duhej”.
Me sa duket, nuk paskan fund “telashet” e motrave Vjollca me policinë.