Në kohën kur reshjet e borës kanë mbuluar Kosovën, Brezovica mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë.
Megjithatë, përveç sfidave të rrugëve të vështira për të arritur deri në Shtërpcë, vizitorët po përballen edhe me pengesa të tjera.
Sot, shumë turistë janë detyruar të ecin për orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit, pasi organet komunale kanë ndaluar operimin e taksistëve në këtë zonë.
Një pushues ka treguar për Telegrafin se një grup turistësh nga Vlora janë detyruar të ecin mbi dy orë për të arritur në pistat e skijimit, duke u përballur me një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi mes vizitorëve.
Brezovica, megjithëse ofron peizazhe dhe aktivitete të jashtëzakonshme dimërore, duket se këtë vit ka nevojë për menaxhim më të mirë të infrastrukturës dhe shërbimeve për të përmbushur pritshmëritë e turistëve./Telegrafi/