Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin kosovar, ku ka plasur dhuna.
Ndeshja e Ligës së Parë në mes të Rahovecit dhe Ballkanit nga Theranda ka përfunduar si është më së keqi.
Tifozët vendas kanë sulmuar njërin nga futbollistët mysafirë me “elektro-shok”, duke e rrëzuar në tokë pa ndjenja, përcjell Telegrafi.
Sipas një video të postuar në faqen “Fansat e Futbollit Kosovar”, dhe sipas përshkrimit të bërë nga kjo faqe, thuhet se përveç sulmit me “elektro-shok”, tifozët vendas kanë goditur edhe një tjetër futbollistë me gurë në kokë.
Në videon e mëposhtme, shihen dy lojtarët e Ballkanit të shtrirë në tokë, duke marrë ndihmë nga bashkëlojtarët. /Telegrafi/