Telegrafi

Skandaloze: Publikohen pamjet ku shihet kryetari i komunës së Doverit në Angli duke thithur kokainë në tualet (Foto/Video)

Kryetari i komunës së Doverit në Angli, është filmuar duke thithur pluhur të bardhë (kokainë) në tualet me kartëmonedhë prej 20 funteve.

Neil Rix 54-vjeç i cili njëherit ushtron postin e këshilltarit të pavarur, këmbëngul se nuk e di se çfarë kishte konsumuar, dhe se në asnjë mënyrë nuk do të japë dorëheqje nga posti edhe pas publikimit të pamjeve të konsumimit të drogës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse Rix ka kërkuar falje publikisht, ai beson se e gjitha kjo ishte një komplot i organizuar nga kundërshtarët e tij politik.

Lexo po ashtu Zhytësi ndihmon peshkaqenin të lindë, ajo që ndodh do t’iu shokoj (Video, +16)

“Kurrë nuk e kam bërë një gjë të tillë më parë. Kam qenë i dehur. Nuk e di çfarë kam thithur”, ka deklaruar Rix.

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast dhe videon e publikuar në internet, ku shihet politikani anglez duke konsumuar drogë. /Telegrafi/