Ndeshja e vlefshme për titullin në Superligën e femrave ndërmjet Mitrovicës dhe Hajvalisë nuk ka përfunduar pa probleme.
Ndeshjen e fitoi Hajvalia me rezultat 3-1, por në fund të saj ka kërcitur dajaku.
Fillimisht ishin vajzat ato që u kacafytën mes vete, pastaj ia lanë mejdanin burrave. Klubi i Hajvalisë ka dërguar fotografi dhe video në Gazetaolle.com, kush shihet edhe sulmi.
Sipas tyre kryetari i klubit të Mitrovicës, Hajrullah Haxhiu, nuk ka kursyer as femrat e Hajvalisë ku ka goditur tri prej tyre.
Më së keçi e pësoi Shqipe Berisha e cila më pas u dërgua në spital.
Hajvalia më këtë fitore është afër titullit edhe pse ka pikë të barabarta me Mitrovicën, por gollaverazhin e ka më të mirë.
Skandaloze: Plasë dajaku në ndeshjen e femrave, edhe atë një javë pas pranimit në UEFA. :O
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 7 May 2016