Prokuroria e Shtetit ka marrë mbështetje nga të gjitha institucionet vendëse të cilave u ka kërkuar përkrahje në zbardhjen e krimeve të luftës.
Duke marrë për bazë që shumica e kryesve të krimeve të luftës gjenden jashtë Kosovës dhe janë shtetas të Serbisë, Prokuroria e Shtetit kërkuar mbështetje edhe nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK.
Meqë Kosova nuk është pjesë e EUROPOL-it dhe INTERPOL-it, si e tillë nuk mund të lëshojë urdhër për arreste ndërkombëtare. Andaj ketë po e kërkon nga UNMIK-u.
Javë më parë, zyrtarë të këtij misioni kanë konfirmuar se janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë drejtim.
Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka shprehur gatishmëri që ta ndihmojë Prokurorinë e Shtetin. /Tribuna Channel/