Versioni për të rritur i përrallës është konsideruar nga kryebashkiaku i Rio Buenosit, Luis Reyes, si “një libër që shkakton dëme të pariparueshme tek nxënësit e vegjël”.
“Aty përshkruhet me detaje përdhunimi i një vajze të mitur dhe kjo gjë nuk ndihmon në edukimin e fëmijëve”, tha Reyes.
Kopje të versionit erotik të Kësulëkuqes janë gjetur në 283 shkolla në të gjithë Kilin. Ministrja e Arsimit të vendit amerikano-latin, premtoi se përgjegjësi i shpërndarjes së këtyre kopjeve do të vihet shpejt para drejtësisë. /Top Channel/