Lesley Hughes nga Cornwall i Anglisë, është tmerruar kur ka parë se çfarë shkruante në kutinë e shamponit, që ia kishte blerë vajzës së saj 12-vjeçare.
Adoleshentja Jennifer, kishte mbetur e habitur kur në ambalazh shkruhej se si të ftonte dikë në dush, transmeton Telegrafi.
Meqenëse nuk kuptonte asgjë, ajo ia ka prezantuar të ëmës udhëzimin bizar, se si të kënaqte ndjenjat e saj.
“Si ta përdorni, po që se vërtetë nuk dini se si, atëherë iu sugjerojmë që ta ftoni në dush, dikë që vërtetë e doni dhe do t’ju demonstrojë”, shkruan në tiketën e shampos.
“Nuk mund të besoja se në dhuratën që ia bëra vet, mund të kishte diçka kaq të ndytë”, ka thënë Hughes, për përshkrimin në produktin e dedikuar për fëmijë. /Telegrafi/