Telegrafi

Skandaloze: Maqedonasit e largojnë Alioskin nga lokali vetëm pse foli shqip

Ezgjan Alioski. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Mbledhje familjare në një restorant të familjes Alioski sot në Prilep u shndërrua në një makth, dhe vetëm sepse Ezxhan Alioski dhe të dashurit e tij flisnin në gjuhën shqipe, në gjuhën e tyre amtare.

Ezxhan Alioski, lojtari kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe një nga lojtarët tanë më të mirë që luajtën kundër Polonisë dhe Austrisë edhe atë duke qenë i dëmtuar, sot e përjetoi shumë keq në Prilep.

Në të vërtetë, siç thotë vetë ai, ndërsa ai ishte në një restorant së bashku me familjen e tij, iu është “lutur” që të ngrihet dhe të largohej, ndërsa arsyeja ishte vetëm pse ai foli me të dashurit e tij në gjuhën shqipe, gjuhën të cilën flet ai.

Ezgjan Alioski. (Photo by George Wood/Getty Images)

Me të vërtetë është e turpshme dhe për ta gjykuar.

“Jam shumë e irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë jam duke luajtur për ekipin kombëtar të Maqedonisë, unë vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë përfaqësuese, ndërsa ja se çka përjetoj këtu”.

“Kur fola me të dashurit e mi në gjuhën amtare, edhe pse nuk e fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse e dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam fjalë, nuk ja dua askujt këtë”, tha Alioski i zemëruar dhe i revoltuar./Telegrafi/