Në Jiangsu të Kinës është arrestuar një burrë, pasi stafi i spitalit ka konstatuar se ‘gruaja’ tij është vetëm 12-vjeçare dhe shtatzënë.
Adoleshentja e re është dërguar për kontroll nga burri 40-vjeçar dhe një grua që pretendonte se ishte vjehrra saj, transmeton Telegrafi.
Çifti i të rriturve kanë thënë se ajo është 20-vjeçare, por njëjtë nuk kanë menduar edhe mjekët që e kanë kontrolluar. Megjithëse ajo nuk kishte dokumente dhe nuk fliste gjuhën mandarine, është konstatuar se është shumë e re.
“Ne vetëm duam që ajo të kontrollohet dhe ju lutem mos bëni shumë pyetje”, ka thënë ai që dyshohet të jetë burri i saj, para se të bëhej i dhunshëm me mjekët.
Me të ardhur në vendin e ngjarjes, Policia e kanë ndaluar të dyshuarin, ndërsa shtatzëna e re po qëndron në kontroll të vazhdueshëm nga specialistët.
E gjora besohet se është rrëmbyer në Vietnam dhe se është martuar me detyrim në Kinë. /Telegrafi/