Site icon Telegrafi

Skandaloze – Eurovision nuk lejon flamurin, kosovarit ia merr sigurimi flamurin (Foto)

Eurovizioni që po mban sonte natën e dytë finale në Stokholm të Suedisë, ku veç sa ka kryer performancën e saj edhe garuesja shqiptare Eneda Tarifës, përfundimisht nuk ka lejuar flamurin e Kosovës.

Para pak minutash, një të riu që gjendet në Sallën ku po mbahet Eurovizioni i është marrë flamuri i Kosovës, pasi ai është valëvitur për disa minuta aty.

“Ma morën flamurin kur isha duke e valëvitur. Gjithçka shkonte mirë derisa erdhi sigurimi”, tregon Besarti për KultPlus, i cili na tregon edhe fotografinë derisa e kishte flamurin.

Ndalimi i flamurit të Kosovës në mesin e disa flamujve të tjerë të disa vendeve, si dhe atij të ISIS-it, kishte ngjallur debate të ashpra.

Besarti ka vite që e përcjellë nga afër Eurovizionin. Ai gjendet ende në sallë, tash në pamundësi ta mbajë në duar flamurin kaltër, bardh dhe verdhë.

Exit mobile version