“Unë jam lindur në Shkup, ndërkohë që hapat e para të karatesë i kam zhvilluar në Maqedoni, ku normal sukseset nuk kanë munguar. Për karrierën time nuk dua shumë të flas pasi shumë persona e dinë se kush është Enver Idrizi. Por ajo që më befason është se 10 vite me radhë po refuzohem vazhdimisht për nënshtetësi, arsyetim se nuk jam i dëshiruar për shtetin. Për këtë i kam njoftuar edhe bllokun shqiptar që ishin dhe janë në pushtet, mirëpo siç duket kam hasur në vash të shurdhër”, tha Idrizi pwr Zhurnal Plus, duke shtuar se shumë shtete atij i kanë ofruar nënshtetësi dhe tani ka pesë të tilla.
“Jo që më duhet nënshtetësia e Maqedonisë, por kam aplikuar pasi këtu jam lind dhe është normale të kem edhe pasaportën e këtij vendi. Duhet blloku shqiptar më shumë të angazhohet rreth këtyre problemeve, pasi disa çdo ditë po lexoj se sportistë serb e rus po marrin pasaporta pa probleme kurse kur është pyetja për shqiptar e njëjta është në ngecje”, deklaroi i frustruar legjenda e karatesë. /Telegrafi/