Telegrafi

Skandaloze: Droni bie mbi kokën e një gruaje (Video)

Gjatë një gare që po zhvillohej në Quebec të Kanadasë, një grua ka marrë lëndime të serioze nga një dron që i ka rënë në kokë.

Stephanie Creignou është alivanosur, si pasojë e goditjes nga fluturakja, që iu ka përplasur në kokë me rrëmbim, transmeton Telegrafi.

Gruaja 38-vjeçare është dërguar në një qendër mjekësore, ku i është trajtuar plaga dhe më pas është liruar në shtëpi.

Megjithëse gjendja saj është e mirë, ajo ende po qëndron në shtëpi, si dhe i ka anuluar pushimin veror, që e ka paraparë të shkonte me burrin.

Nuk bëhet e ditur, pse droni që po e xhironte organizimin, është fikur dhe ka rënë poshtë /Telegrafi/