Telegrafi

Skandaloze: Dikush në emër të një hoxhe të njohur, kërkon ndihma për vajzën që vdiq më 2 prill (Foto)

Skandaloze: Dikush në emër të një hoxhe të njohur, kërkon ndihma për vajzën që vdiq më 2 prill (Foto)

Më 2 prill, pas një sëmundjeje të rënd, ka vdekur vajza e re, Sibel Gjikolli.

Ajo ishte diagnostikuar me sëmundjen e tumorit në boshtin kurrizor (Astrocytoma), ndërsa apele për të ndihmuar kanë bërë shqiptarët kudo ku janë, përfshirë edhe portalin Telegrafi, meqë kostoja e shërimit të kësaj sëmundjeje ishte e papërballueshme për familjen Gjikolli.

Fatkeqësisht, Sibeli nuk i rezistoi sëmundjes. Ajo vdiq në moshën 19-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Sonte u nda nga jeta e dashura jone Sibel Gjikolli e cila vuante nga nje semundje e rende..Lajmet e kobshme spo ndalen…

Posted by PEJA on Saturday, April 2, 2016

Çuditërisht, në një faqe që mban emrin e hoxhës Shefqet Krasniqi (Kliko: KËTU), është ripërsëritur apeli për ta ndihmuar. Nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj faqeje, meqë janë dhjetëra të tilla që mbajnë emrin e hoxhës së sipërpërmendur e asnjë nga to nuk ka ndjekës si kjo – KËTU.

Sidoqoftë, keqpërdorimi i emrit të Shefqet Krasniqit e mbi të gjitha kërkimi i ndihmave për vajzën e ndjerë është një akt jo i mirë që ka nxitur reagime edhe te kjo faqe. Por, përkundër faktit se personi që mban këtë profil në Facebook akuzohet se nuk është Shefqet Krasniqi e se vajza ka vdekur, postimi për mbi pesë orë nuk është hequr. “Apeli” është hequr në çastet e postimit të këtij lajmi. /Telegrafi/