Pas përfundimit të ndeshjes 1-1, tifozët vendas kanë sulmuar lojtarët mysafirë duke u dërguar njëri nga ta në spital.
Betim Haxhimusa dhe Fidan Hasani kanë qenë cak i sulmit të vendasve, ndërsa Haxhimusa është dërguar në spital pas goditjeve me lopatë, ndërsa Hasani tregon për Telegrafin, tmerrin që përjetoi në Drenas.
“Pas një ‘mikpritje fenomenale’ dhe një referim shumë tendencioz, është normale që edhe publiku merr guxim për tu futur në fushë dhe për të na sulmuar ne lojtarëve”, shprehet fillimisht Hasani për Telegrafin.
“Kjo që ka ndodhu në Drenas nuk i ka hije asnjë klubi e më së paku Feronkelit që është kampion aktual i Kosovës. Shpresoj që të jetë rasti i fundit i dhunës në futbollin kosovar”.
“Shoku im i skuadrës Betim Haxhimusa është goditur me lopatë dhe është dërguar në spital, ndërsa të goditura kam marrë edhe unë nga tifozët vendas”.
“Dua ta falënderoj kryetarin e tifozëve të Feronikelit publikisht pasi më ka shpëtuar prej më të keqes. Duke shkuar në zhveshtore ishin mbi 10 civil duke më pritur për të më rrahur, por kryetari i tifozëve më shpëtoi edhe pse kam marrë goditje të mëdha”, shprehet Hasani.
Ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilanit përfundoi në barazim 1-1, ndërsa mbrojtësi i Gjilanit ka kritikuar gjyqtarin Besfort Kosumi. /Telegrafi/