Ndeshje ndërkombëtare po, por edhe afazi i vjetër vazhdon në vendin tonë.
Përfaqësuesja e Kosovës do ta pres atë të Ishujve Faroe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Por në pikat e shitjes në ‘Ipko’, pothuajse në të gjitha qytetet ka bileta vetëm të dy dhe tri eurove.
Mjafton një kërkim i vogël në faqen për shitblerje ‘merrjep’, për të parë se në të kanë dalë biletat në tregun e zi për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe.
Biletat më të lira të ndeshjes që janë nga dy apo tri euro në tregun e zi kushtojnë nga 10 dhe 15 euro.
Ndërsa biletat me çmimin pesë dhe 10 euro në tregun e zi pritet të shiten nga 30 dhe 40 euro.
Ky skandal me tregun e zi vazhdon tani e disa vite në shtetin tonë kur ka ndeshje të Përfaqësueses së Kosovës por që nga FFK nuk është marrë asnjë mas.
Interesimi për këtë takim është jashtëzakonisht i madh, ndërsa nga tregu i zi më së keqi do ta përballojnë qytetarët e Kosovës të cilët do të detyrohen të blejnë shumë herë më shtrenjtë një biletë vetëm për ta parë Përfaqësuesen e tyre.
Shpresojmë që FFK do të marrë masa për ndeshjet tjera dhe mos të jenë qytetarët viktima të tregut të zi. /Telegrafi/