Në një supermarket pas fshatit Komoran, grupi i tifozëve prej 150 – 200 personash kanë hyrë brenda ku kanë vandalizuar puntorët dhe sigurimin, me ç’rast kanë vjedhur gjësende.
Krejt kjo është përcjellur me rrahje brutale të sigurimit, ku rraftet e këtij marketi janë hedhur dhe madje edhe lopatat e marketit janë përdorur për t’u rrahur.
Këto skena të horrorit për Telegrafin i kanë treguar dëshmitarë të rastit që kanë qenë duke bërë shopingun e tyre në këtë market, i njohur si Jora Center.
Nuk dihet nëse policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe nëse ka reaguar për këtë incident skandaloz.
Nuk është hera e parë që grupet e tifozëve përfshihen në akte të tilla. /Telegrafi/