Telegrafi

Skandali i VAR-it në ndeshjen Juventus-Salernitana: Nuk do të dënohet asnjë nga gjyqtarët, kryetari i FIGC kërkon të palët të qetësohen

Vendimi i gabuar i VAR-it në ndeshjen Juventus – Salernitana, duket se nuk do t’i kushtojë askujt, pasi VAR-i dhe gjyqtari nuk do të pezullohen, ndërsa presidenti Gabriele Gravina, ka kërkuar që të gjithë duhet të qetësohen.

Juventusi është përballur me sanksione pas barazimit të diskutueshëm 2-2 kundër Salernitana të dielën.

Bianconerët menduan se fituan ndeshjen pas një goli të Arek Milik, por ai goli u anulua pas një kontrolli në VAR, që pastaj doli të ishte i gabuar.

Milik festoi golin e tij duke hequr fanellën, duke marrë një karton të dytë të verdhë, ndërsa Max Allegri dhe Juan Cuadrado u përjashtuan për protesta dhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës me Monzan.

Cuadrado u gjobit gjithashtu me 5,000 euro, ndërsa Allegri me 15,000 euro.

Bianconerët duket se janë të vetmit që do të përballen me sanksione pasi FIGC dhe AIA e kanë pranuar gabimin, por kanë refuzuar të fajësojnë gjyqtarin, por edhe Luca Bantin, i cili ishte në VAR-it të dielën.

“Imazhi i shfaqur pas ndeshjes nuk ishte në dispozicionin tonë”.

“Për fat të keq, gjyqtarët nuk e vunë re gabimin, por as VAR-i dhe as gjyqtarët nuk gabuan. Nuk është skandal. Të gjithë duhet të qetësohen”,  ka thënë Gravina për Sportmediaset.

Mediat në Itali shkruajnë se as Banti dhe as gjyqtari Matteo Marcenaro nuk do të suspendohen. /Telegrafi/