Site icon Telegrafi

Skandali te Onkologjiku, Gjykata e Posaçme lë të pandryshuara masat e sigurisë për shtatë të akuzuarit

Gjatë seancës së rivlerësimit të masës së sigurisë për shtatë të akuzuarit për skandalin e Onkologjikut, këta të fundit kanë kërkuar shuarje të masave të sigurisë.

Mjeku Edmond Gashi ka kërkuar të lirohet nga “arresti në shtëpi” me pretendimin se ka dhjetëra operacione për të kryer.

Ndërsa mjekja Alketa Pere është shprehur para gjykatës se nuk e di pse ndaj saj është caktuat një masë sigurie, duke pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Gjykata e Posaçme në fund të seancës vendosir të mos ndryshojë masat që Gjykata e Tiranës caktoi për ta tre javë më parë.

Me këtë vendim, Edmond Gashi dhe Florian Marku do të vijojnë të qëndrojnë në “arrest në shtëpi”, ndërsa për Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi, koordinatorin Emiljano Lela, administratorin e klinikës private Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT Drilona Kishta mbetet në fuqi masa “detyrim paraqitje”.

Sipas hetimit të deritanishëm, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u bërë burim i rrezikshëm radioaktivitetit për stafin mjekësor dhe pacientët. Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimin e ilaçeve të kancerit të spitalit dhe tregtimit e tyre në dy farmaci private.

Exit mobile version