Tema kryesore e diskutimeve në Spanjë në ditët e fundit ka qenë lajmi se sa paguheshin lojtarët e Barcelonës, ku TV3 nxori një listë, ku shiheshin pagat e jashtëzakonshme që kishin lojtarët.
Barcelona po vazhdon përpjekjet për të ulur nivelin e pagave, që do të bënte të mundur blerjen e futbollistëve të ri.
Sipas TV3, Gerard Pique, ka një pagë bruto prej 28 milionë euro në vit, më pas vjen Sergi Busqets me 23 milionë euro.
?? Tres dels capitans, Piqué, Busquets i Alba, són els jugadors que més cobren al Barça
? Lluis Canut desvela a #OnzeE3 els sous més alts del primer equip
▶️ https://t.co/DTpx7IT4Nq pic.twitter.com/ttpS7XYiIw
— Onze (@OnzeTv3) January 6, 2022
Pagë të njëjtë kanë Jordi Alba dhe Samuel Umtiti, me nga 20 milionë euro në vit.
Pique reagon ashpër dhe zbulon pagën e tij në rrjetet sociale
Gerard Pique ka qenë i pari që ka reaguar, duke konfirmuar edhe pagën që ka
Mbrojtësi zbuloi marrjen e 50% të pagës së tij vjetore, e vlerësuar në 2,328,884.39 euro.
Personatges com aquest cobrant d’una televisió pública per defensar els seus amics. Aquí tens el 50% de la meva nòmina cobrada a 30 de desembre. Respecta’t una mica. https://t.co/luHsMMqJD8 pic.twitter.com/l4IAtqvexU
— Gerard Piqué (@3gerardpique) January 7, 2022
Ai madje i ka reaguar edhe televizionit publik. “Personazhe si ky përfitojnë nga një televizion publik për të mbrojtur miqtë e vet. Ja ku keni gjysmën e rrogës time që kam përfituar deri më 30 dhjetor. Pak më shumë respekt”, ka shkruar Pique në rrjetet sociale.
Reagimi i klubit
Në lidhje me të dhënat e gazetarit, Lluis Canut, të bëra dje në programin ‘Onze’ të TV3, FC Barcelona dëshiron të sqarojë situatën, duke treguar se informacioni për pagat e disa lojtarëve të ekipit të parë në asnjë rast nuk është janë dhënë nga klubi.
Po ashtu ata kanë shtuar se: “Në çdo rast, shumat e referuara në informacion janë të gabuara, dhe nuk janë në përputhen me realitetin dhe për më tepër, në rastin e tre lojtarëve të parë të referuar”.
Klubi po ashtu ka shtuar se Pique, Busquets dhe Alba kanë hequr dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tyre kur nënshkruan rinovimin e kontratës verën e kaluar. /Telegrafi/