Në Kinën e lashtë, një skandal seksual shkatërroi shtetin e Chen.
Sipas Librit të Zuos, Xia Ji, një grua e martuar kishte një lidhje me Dukën Ling të Chen dhe dy prej ministrave të tij, të cilët vazhdimisht mbanin të brendshmet e saj nën rrobat e tyre.
Të tre mburreshin për marrëdhënien e tyre, gjë që zemëroi të birin e Xias, Zengshu.
Në vitin 599 para Krishtit, të tre burrat ishin të dehur duke festuar në shtëpinë e Xia Ji, kur u shfaq i biri.
Duke Ling u kthye nga një prej ministrave dhe me tallje tha se djaloshi i ngjante shumë atij.
“Ai të ngjan edhe ty”, ia ktheu ministri.
Në atë pikë, Zengshu e vrau Dukën.
Në mesin e kaosit, dy ministrat u arratisën dhe shkuan tek Mbreti Zhuang i Chu, i cili e përdori incidentin si një justifikim për të pushtuar Chenin.
Zengshu u ekzekutua dhe e gjithë Kina mori një mësim të mirë. /bota.al/