Site icon Telegrafi

Skandali i radhës nga modelja Marisa Papen, feston e zhveshur djegien e katedrales Notre Dame

Djegia e kishës së njohur “Notre Dame” në Paris të Francës, ka lënë të shokuar miliona njerëz nga mbarë bota.

Për dallim nga ata që janë prekur me këtë rast, modelja e njohur e “Playboy”, Marisa Papen ka vepruar ndryshe.

Ajo ka pozuar komplet e zhveshur në Paris, krejt kjo për të marrë vëmendjen, duke thënë se ka festuar për djegien e kishës në fjalë.

“Kishat po digjen … Një epokë e re do të vijë !!!!”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ky qëndrim i saj ka marrë kritika të shumta nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale.

Nuk është hera e parë që Marisa Papen bën një gjë të tillë, pasi ajo është e njohur për gafat e saj dhe qëndrimet anti-fetare.

Ajo ishte shfaqur lakuriq përpara Murit të Vajtimeve të Jerusalemit, teksa në xhaminë Aja Sofia të shtetit turk hoqi mbulesën dhe shfaqi lakuriq një pjesë të trupit.

Duke dashur të rrëmbejë vëmendjen në këtë formë, ajo përballet me kritika të shumta dhe komente negative për gjestet e turpshme që bën. /Telegrafi/

Exit mobile version