Telegrafi

Skandali i radhës – Gazetarët shtiren se po i shtrojnë pyetje presidentit turk, Erdogan lexon përgjigjet në prompter

Një detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut turk gjatë transmetimit të përbashkët të Kanal D, CNN Turk, të intervistës së presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit ka dhënë një intervistë për dy media të respektuara turke, por që ka bërë bujë të madhe në Turqi, raporton cumhuriyet.

Në fakt, prapa gazetarëve që shtronin pyetje në drejtim të liderit turk qëndronte një prompter që duket se transmetonte përgjigjet që duhej t’i lexonte presidenti.

Kjo ka bërë që të reagojnë shumëkush duke pohuar se gazetarët kishin pyetjet e gatshme gjersa politikanit turk i kishte mbetur vetëm t’i lexonte përgjigjet në prompter.

Madje, në një rast dëgjohet dikush në prapavijë duke i pëshpëritur presidentit se kishte gabuar gjatë leximit të tekstit.

Ndryshe, kjo nuk ishte hera e parë që presidentit i përgatitej fjalimi pasi edhe në të kaluarën kishte bërë një gafë teksa lexonte nga prompteri live i kërkoi bashkëpuntorëve që ta kthejnë pak pas tekstin në mënyrë që ta përfundonte leximin. /Telegrafi/