Site icon Telegrafi

Skandali i Panamasë, si të fshehësh miliarda dollarë në vetëm 5 hapa (Video)

Një video e ‘The Guardian’ shpjegon mënyrën se si mund të fshehësh miliarda dollarë në kompanitë jashtë vendit të cilat ndihmojnë t’i shmangesh taksave dhe kostove të tjera në vendin tënd.

Kjo vjen në mesin e skandalit që ka shpërthyer pas publikimit të dokumenteve ‘Panama Papers’.

Bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që datojnë nga viti 1977 deri në vitin 2015.

Të dhënat janë përpunuar nga një ekip prej më shumë se 370 gazetarë nga 76 vende.

Si të fshehësh miliarda dollarë në vetëm 5 hapa, sipas ‘The Guardian’:

1. Gjej dikë të cilit mund t’i besosh

2. Të ndihmon nëse ke një bankë që e drejton një shoku yt.

3. Të duhet gjithashtu një firmë ligjore që është e specializuar në kompanitë offshore (offshore do të thotë zhvendosja e (një biznes apo departamenti) në një vend të huaj për të përfituar nga kostot më të ulëta).

4. Bankat të ndihmojnë të krijosh kompani në emrin e shokut tënd të ngushtë.

5. Firmat ligjore nënshkruajnë kredi për kompanitë offshore.

Exit mobile version