Telegrafi

Skandali “Panama Papers” filloi me një mesazh anonim

Gjithçka filloi me një mesazh – anonim, që thoshte: “Përshëndetje unë jam John Doe a jeni i interesuar në të dhënat..?”, njofton britanikja Independent.

Ky mesazh iu dërgua reporterit të gazetës gjermane Suddeutsche Zeitung, Bastian Obermayer, i cili u përgjigj menjëherë duke i thënë se ishte i interesuar

Ajo që pasoi ishte pothuajse e paimagjinueshme: “Doe filloi të dërgojë fotografi të 11.5 milionë dokumente, me të dhëna të digjitalizuara të katër dekadave nga një firmë panameze e ligjit që ishte e specializuar në krijimin e kompanive në det të hapur për klientët e pasur”.

Të dhënat që Doe ia dërgoi gazetarëve në vitin 2014 shkaktuan një projekt të veçantë bashkëpunimi në mesin e gazetarëve në mbarë botën. Përpjekja arriti kulmin kur dhjetëra agjenci të lajmeve filluan botimin e artikujve për “Panama papers”, skandal ky financiar ku ishte e përfshirë elita botërore, transmeton kp.

Pas më shumë se një viti që nga kontakti i parë me Doe , dy gazetarët gjermanë ende nuk kanë ide se kush është burimi i tyre.