Site icon Telegrafi

Skandali i pagave nxjerr zbulimet e punësimeve elektorale dhe me nepotizëm

Top Story- Publikimi i listës së pagave është një skandal i madh që cënoi hapur të drejtat e njeriut duke bërë publike të dhëna private sensitive.

Por, nga ana tjetër  ka zbuluar me fakte disa plagë të shoqërisë shqiptare. Lista vërtetoi punësimet me nepotizëm dhe punësimet elektorale.

“Nëse do të marrim qasjen positive është që këto të dhëna kanë dalë dhe publiku mund të njihet me dicka me nivelin e të ardhurave të disa njerëzve, një transparencë që kanë një farë pushtetit ekonomik dhe rol të rëndësishmë në politikbërje dhe formimin publik” u shpreh Fabian Zhilla, ekspert i sigurisë kombëtare

Treguesi i parë që bie në sy nëse shikon listat është shtimi i numrit të të punësuarve nga Janari në Prill me rreth 55 mijë persona më shumë. Nëse në janar ishin 637 mijë, në Prill që ishte muaji fushatës reuzltonin 690 mijë të punësuar. Kjo, shton dyshimet e punësimve elektorale gjatë fushatës së zgjedhjeve të atij muaji.

Nga hulumtimet vihet re se institucionet shtetëore ku janë vërejtur shtime punësimesh të pajusitifkuara janë kryesisht drejtoritë e Ujësjellësave. Trendi i punësimeve ka ardhur në rritje disa muaj para fushatës.

“Ajo që tregon shfaqja e të dhënave është që institucionet teorikisht i kanë mundësitë për të kapur korrupsionin mjafton që të kenë më shumë kapacitete dhe vullnetin e duhur politik” u shpreh Gjergj Vrumo, instituti për demokraci dhe ndërmjetësim

Një tjetër skandal për të cilin ka të dhëna të domethënëse lidhet me punësimet nepotike. Dokumentet exel nxjerrin zbuluar konflikt të pastër interesi duke favorizuar familjarë dhe të afërm në pozicione të lakmuara në administratë shpesh herë me paga të pajustifikuara. Njerëz të pozicionuar si majatas dhe djathtas në bindjet e tyre politike kur vjen puna te ndarja e parave bëhen bashkë.

Exit mobile version