Site icon Telegrafi

Skandali në Shipitullë: Kostoja milionëshe e dështimit të shtetit

Foto: Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës thotë se fshati Shipitullë i Komunës së Obiliqit është kthyer në një Lazarat për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë krahasim e bën për shkak të dorëzimit të institucioneve karshi banorëve të lagjes “Mirena”, të cilët po refuzojnë komisionet shtetërore për të bërë verifikimin objekteve që janë në këtë zonë.

Qasja në këtë zonë është e pamundur për një kohë të gjatë, ndërkohë që ndërtimet ilegale në këtë mëhallë po vazhdojnë.

Institucionet e Kosovës kanë mbajtur disa takime për të gjetur një zgjidhje për zhvendosjen e tri lagjeve (“Mirena”, “Bërbatovci” dhe “Krasniqi”) të fshatit Shipitullë që tashmë ju është ofruar mihja e KEK-u me afër se kufiri i lejuar me ligj me vendbanimet.

Zhvendosja e tyre tashmë është bërë emergjente, pasi KEK-u ka alarmuar në fillim të vitit se kanë ardhur në kufirin e lejuar në mes të zonës së banimit dhe mihjes dhe se rrezikon ndaljen e eksploatimit të qymyrit. /Telegrafi/

Exit mobile version