Vazhdon të diskutohet ndeshja mes Argjentinës dhe Marokut e cila u bë lajm në gjithë botën e vlefshme për Lojërat Olimpike verore.
Pasi fillimisht ndeshja u mbyll me rezultat baras 2-2, pas dy ore gjyqtarët ia hoqën golin e barazimit Argjentinës dhe u luajtën tre minutat e fundit shtesë.
Kjo ka ngjallur reagime të mëdha dhe tani edhe Federata e Futbollit të Argjentinës ka lëshuar një komunikatë ku ka paralajmëruar ankesë në FIFA.
“Shoqata e Futbollit të Argjentinës informon se, për faktet e njohurive publike që ndodhën sot në ndeshjen ndërmjet Kombëtares sonë U-23 dhe Marokut, u depozitua një ankesë zyrtare në Komitetin Disiplinor të FIFA-s, në mënyrë që të merren masat e nevojshme rregullatore për një ngjarje të tillë serioze.
Loja u pezullua pas një pushtimi në fushë nga tifozët marokenë dhe u rifillua me dyer të mbyllura një orë pasi gjyqtari kishte vërshëllyer për ndërprerjen e saj: Argjentina e humbi ndeshjen 2-1 pasi iu anulua një gol nga sistemi VAR më shumë se një orë pas episodit.
#Institucional La @AFA informa que, debido a los hechos acontecidos en el partido entre nuestra Selección Sub 23 y su similar de Marruecos, fue elevado un reclamo de carácter formal a la Comisión Disciplinaria de la FIFA.
📝 https://t.co/NjZiP9QIJD pic.twitter.com/C2adRZSOda
— AFA (@afa) July 24, 2024
“Është e domosdoshme të garantohet siguria e protagonistëve për zhvillimin paqësor të këtij sporti të bukur që është futbolli dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë”, ka shkruar Federata e Futbollit të Argjentinës.
Kujtojmë se ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Marokut, pasi goli i Cristian Medinas, i cili do t’u jepte barazim argjentinasve, u anulua një orë pas fishkëllimës së fundit.
Duhet mbajtur mend gjithashtu se pas golit të Medinës, tifozët marokenë pushtuan fushën dhe hodhën fishekzjarrë dhe shishe drejt lojtarëve argjentinas, duke e detyruar gjyqtarin e ndeshjes, Glenn Nyberg, të ndërpriste lojën./Telegrafi/