int(1) Skandali me “milionerët” indianë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Skandali me “milionerët” indianë

Erdhën për të premtuar miliona euro investime, madje duke u prezantuar si milionerë takuan edhe drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, ndërsa synimi i tyre ishte emigrimi ilegal nga Kosova dhe fitimi i statusit të azilit në BE.

Kjo ka qenë befasia më e fundit për zyrtarët e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë me delegacionin prej 29 investitorëve indianë, të cilët javë me parë erdhën në vend, ku “shprehën interesimin për ta investuar kapitalin e tyre”.

Pasi që takuan zyrtarët më të lartë shtetërorë, përkatësisht drejtuesit e dikastereve qeveritare përgjegjëse për zhvillim ekonomik, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, 6 investitorë indianë të këtij delegacioni u zunë nga Policia derisa tentonin që nëpërmjet Kosovës të emigronin në Bashkimin Evropian për të kërkuar azil.

Këta 6 “investitorë” indianë aktualisht po mbahen në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve, ku janë sjellë nga Policia e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version