Është një situatë e tensionuar në West Ham për momentin, si pasojë e incidentit në të cilin Kurt Zouma u pa duke shkelmuar dhe goditur macen.
Klubi londinez jo vetëm që ka humbur sponsorë si pasojë e videos që u bë virale, por ata tani kanë probleme në dhomat e zhveshjes.
Kjo për shkak se disa lojtarë u tronditën kur mësuan se sa fitonte qendërmbrojtësi francez.
West Ham e gjobiti Zouman me pagën për dy javë, e cila është e barabartë me 250 mijë funte (300 mijë euro), dhe kjo ka shkaktuar kaos brenda dhomës së zhveshjes, pasi pakkush e dinte se ai merrte dikur rreth 150 mijë euro në javë.
Sipas Daily Mail, emra si Declan Rice, Tomas Soucek, Pablo Fornals dhe Vladimir Coufal janë ndër lojtarët e tjerë yje të klubit që fitojnë shumë më pak se Zouma, diçka që nuk dihej derisa u mësua puna e gjobës.
Edhe pse Antonio dhe Andriy Yarmolenko kanë rinovuar secili kontratat e tyre kohët e fundit, thuhet se secili fiton vetëm rreth 100,000 funte (120 mijë euro) në javë, përfshirë bonuset.
Sa i përket veprimit të Zoumas me macen, lojtarët e West Ham janë të ndarë, pasi që ka disa që mendojnë se kjo ka sjell të këqija në klub, por edhe nga ta që reagimi i klubit ka qenë i tepruar. /Telegrafi/