Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në Mal të Zi (UPC) dhe zyrtari i GP të URA-s, Rade Millosheviq, sot ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë.
Kështu shkruajnë mediat në Mal të Zi, sipas të cilave dorëheqja e tij pasoi një bisedë me kryeministrin në mandat teknik dhe liderin e Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, përcjell Telegrafi.
Kjo, siç supozohet më tej, ndodhi për shkak të skandalit aktual të kontrabandës së cigareve, me të cilin aktualisht janë të lidhur Millosheviqi dhe disa zyrtarë të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave.
Millosheviq, sipas njohurive të CdM-së, nuk ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, por e bëri këtë nën presion.
Thuhet se para vendimit për dorëheqje, Millosheviq, sipas burimeve të CdM-së, ka thënë se “nëse ai bie, do të bjerë edhe Abazoviq”.
Prokuroria Speciale e Shtetit tash e një kohë të gjatë në bashkëpunim me Departamentin e Posaçëm të Policisë dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare po kryen aktivitete zbuluese me qëllim të zbardhjes së zinxhirit të kontrabandës së cigareve që ishte menduar për asgjësim. /Telegrafi/