Site icon Telegrafi

Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së, Kuvendi pranon kërkesën e opozitës për interpelancë urgjente me Ramën

Konferenca e Kryetarëve futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me kryeministrin Edi Rama për skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PD-së në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ka ngritur më forcë shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për skandalin McGonigal.

Açka e quajti fashizëm parlamentar atë që ndodhi në Kuvend.

“Po ndodh fashistizimi i Parlamentit. Në nuk jemi as prokurorë dhe as inkuizitorë por jemi mandatuar të kërkojmë llogari dhe mbyllja e seancës është shkelje e Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Republikës”, mësohet të ketë thënë deputetja demokrate, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/

Exit mobile version