Telegrafi

Skandali i pasurisë, dorëhiqet aleati i Putinit

Vladimir Pekhtin dha dorëheqjen edhe si deputet i Parlamentit Rus, ku kryesonte komisionin e etikës.

Kjo dorëheqje përbën një arritje të madhe për aktivistin opozitar Alexei Navalny, i cili publikoi dokumentat në fjalë në një faqe interneti.

Megjithatë, Pekhtin theksoi se i gjithë skandali rreth pasurisë së tij është një “keqkuptim” dhe se do të provojë se “është në anën e ligjit dhe transparencës”, transmeton TCH.

Zyrtari shtoi se dorëheqja është e përkohshme, përsa kohë të provohet përtej dyshimit që nuk është i përfshirë në asnjë situatë korruptive apo të konfliktit të interesit.

Pekhtin refuzoi fillimisht të pranonte pronësinë e dy apartamenteve në Florida, duke thënë se ato i përkisnin të birit. Megjithatë, Navalny publikoi dokumente të reja, ku firma e deputetit shfaqej mbi aktin e blerjes dhe atë të pronësisë.

Ndonëse ishte i detyruar nga ligji, Pekhtin nuk i kishte vendosur apartamentet midis pasurisë së deklaruar prej tij. /Telegrafi/