Telegrafi

Skandali i pasaportave e ka dëmtuar procesin e liberalizimit të vizave

Dje ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ka deklaruar se ky raport do të publikohet me 12 shkurt.
Curri ka thënë për Telegrafin se skandali i pasaportave e ka dëmtuar rënd procesin e liberalizimit.

“Duhet të theksoj se edhe Parlamenti Evropian ka humbur simpatinë për Qeverinë e Kosovës, veçanërisht raportuesja Ulrike Lunacek”, thotë ai, duke shtuar se vullneti ka humbur edhe prej institucioneve të Kosovës.

“Nuk pritet që liberalizimi i vizave të ndodhë deri ne fund te vitit 2014”, ka deklaruar Curri.

Skandali që ka shpërthyer Ministrinë e Punëve të Brendshme – me 1.4 milion eurot e destinuara për prodhimin e pasaportave biometrike, që kishin “humbur” rrugës duke mos shkuar në kompaninë austriake “Osterreichische Staatsdruckerei”, por në xhirollogari të shtetases gjermane Natali Veliaj – ishte vlerësuar që në fillim nga partitë opozitare në Kosovë se do të prodhojë efektet e para negative në procesin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/