Telegrafi

Skandali i korrupsionit në Kinë

Zhao Haibin, zyrtari i përfshirë në këtë skandal, nuk është më shef i policisë së qytetit Lufeng, në jug të vendit, por mbetet një drejtues i lartë i Partisë Komuniste në krahinë.

Haibin bleu apartamentet duke përdorur dokumente të rreme, akuzë të cilën ai e ka pranuar. Megjithatë, ai pretendon se vetëm administronte banesat në pronësi të vëllait të tij, transmeton Rel.

Së fundmi, disa skandale të rëndësishme korrupsioni kanë tronditur Kinën, ku zyrtarë të ndryshëm kanë përdorur identitete të rreme për të blerë pasuri të ndryshme.

Sipas përllogaritjeve, pasuria e Zhaos arrin deri në qindra milionë dollarë.

Njëkohësisht me ish-zyrtarin e policisë lokale, në pranga janë vënë edhe shtatë persona të tjerë, të akuzuar për falsifikimin e simboleve dhe vulave shtetërore.

Nëse Zhao do të shpallet fajtor për korrupsion, në bazë të legjislacionit kinez, ai do të rrezikojë dënimin me vdekje. /Telegrafi/