Site icon Telegrafi

Skandali i fundit me yllin e tij, Guardiola paralajmëroi lojtarët: Duhet ta dini se jeni gjithmonë duke u filmuar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për herë të parë për skandalin e shkaktuar nga futbollisti i tij Kyle Walker.

Pak ditë më parë Walker u filmua teksa zhvishej para disa femrave nën ndikimin e alkoolit dhe duke i prekur gjoksin njërës prej tyre. Regjistrimi zgjati 90 minuta dhe në fund përfaqësuesi anglez u largua me vajzën në drejtim të panjohur.

Sjellja e tij  e tmerrshme ka tronditur vizitorët e lokalit, por edhe fansat që kanë parë videon.

Lexo po ashtu Skandal në Angli: Kyle Walker shihet duke u puthur, vallëzuar ‘pisët’ dhe zhveshur me dy gra në një lokal

Ditën e sotme, trajneri i tij, Pep Guardiola, ka thyer heshtjen për këtë çështje, duke thënë se klubi po merret me situatën.

“Kjo është një çështje private. Ne e trajtojmë atë nga brenda. Ky nuk është vendi për të diskutuar një situatë private”, ka thënë Guardiola.

Megjithatë, ai tha se ky mund të jetë një mësim për futbollistët e rinj.

“Lojtarët e rinj e dinë këtë, por le ta themi përsëri. Kur hap derën nga shtëpia, duhet të dish se do të filmohesh. Është pjesë e shoqërisë”, ka thënë spanjolli.

Policia mund të marrë në pyetje yllin që paguhet mbi 200 mijë euro në javë për sjellje të pahijshme, e cila mbart një dënim maksimal prej dy vjet burg. /Telegrafi/

Exit mobile version