Ditëve të fundit kanë filluar të publikohen disa audio-xhirimeve, ku si protagonist kryesor është shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Ky i fundit dëgjohet se si i punëson njerëzit e partisë në institucionet shtetërore pa konkurse.
E kjo si duket i ka frymëzuar dy artistët shqiptarë, të cilët kanë inskenuar një ngjarje të tillë, transmeton Telegrafi.
Bë het fjalë për Ard Islamin, i njohur me rolin e profesorit në seerialin “O Sa mirë” dhe Fisnik Ademi, i njohur me rolin te seriali “tre gjermanët e trashë”.
Këtë radhë aktorët kanë satirizuar duke bërë biznes për fasulen, të cilën e kanë blerë në Shkup të Maqedonisë. Më tutje, aktorët konsultohen edhe për veshjet për një dasmë.
Për më tepër dëgjojeni, videon e mëposhtme. /Telegrafi/