Telegrafi

Skandali me diplomat në Serbi, flet Ilaz Duli

“Asnjëherë prej vitit 1997 nuk kam qenë as nuk kam kryer kurrfarë doktoraturë atje”.

Kështu shprehet Ilaz Duli i pyetur nga Telegrafi për lajmin e publikuar nga mediet serbe, të cilat shkruajnë shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë. Ilaz Duli është njëri nga personat që raportohet se ka marrë doktoraturën në këtë universitet.

“Unë asnjëherë prej vitit 1997 nuk kam qenë as nuk kam kryer kurrfarë doktoraturë atje. Unë e kam kryer doktoratën e Universitetin Evropian për Paqe dhe Zhvillim në Prishtinë”, tha Duli për Telegrafin.

Duli shtoi se “ai universitet është akredituar në 2006 në Ministrinë e Arsimit, ndërkaq kur e kishte kryer ai doktoraturën kishin dalë disa mosmarrëveshje.

“Atëherë ky universitet i ka degët në gjitha ish-Jugosllavinë dhe kur nuk kanë mundur të akreditohen këtu, atëherë e kam marr në të njëjtin Universitet në Shkup të Maqedonisë”, tha Duli për Telegrafin.

Lexo po ashtu Mediat serbe: 15 shqiptarë të Kosovës kanë doktoruar në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë fare në Serbi

Duli theksoi se doktorata e tij është e e vërtetuar në Ministri të Arsimit e në Gjykatë.

“Është Universiteti Evropian për Paqe dhe Zhvillim në Shkup, është e nostrifikuar në Maqedoni të Veriut, në Ministri të Arsimit, në Gjykatë, gjithçka në rregull është e kam edhe në gjuhën angleze, edhe në gjuhën maqedonase”, theksoi Duli.

Ndryshe, siç shkruan Objektiv.rs, të gjitha këto disertacione doktorature, të gjetura tani, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit Nebojsha Arsenijeviq dhe diplomat e gjetura deri më tani mbajnë pikërisht nënshkrimin e Arsenijeviq.

Kush është Ilaz Duli?

Ilaz Duli ishte kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës (KRPP), pastaj anëtar i bordit në këtë institucion.

Po ashtu ai ishte edhe drejtor dhe ekspert i Shërbimeve të Konsulencës dhe Trajnimeve në Prokurimin Publik në Institutin e Prokurorimit në Ballkan dhe anëtarë i Borduit në OJQ “AKP” – Shoqata e Prokurimit e Kosovës.

Ishte trajner për Prokurimin Publik organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, i cili ishte trajnim mbi prokurimin publik për Gjyqtarët dhe Prokurorët e Kosovës.

Po ashtu, ishte i angazhuar si specialist i Zhvillimit dhe Menaxhimit Institucional – Kabul, Afganistan: Projekti i Bankës Botërore.

Këshilltar i Lartë Ndërkombëtar i Prokurimit në Sri Lanka: Projekti USAID;

Konsulent ndërkombëtar i prokurimit – ReSPA, Danilovgrad – Mali i Zi: Projekti i KE;

Konsulent ndërkombëtar i prokurimit – Projekti i Bankës Botërore – Ndërtimi i kapaciteteve për Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës – Stafi në Hetimin e Mashtrimit të Prokurimit dhe Korrupsionit. /Telegrafi/