Telegrafi

Skandali 2-milionësh i Mimozës me prona

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po e përgatit terrenin për dhënien e pronës komunale që vlen rreth 2 milionë euro bashkëpartiakëve të vet, të cilët planifikojnë ta ndërtojnë një fabrikë për kultivimin dhe prodhimin e kërpudhave.

Anëtari i Kryesisë së AKR-së në Gjakovë, Valon Lluka, në emër të kompanisë “Hirano Mushroom” LLC, ku është kryesues i Bordit, nëpërmjet një kërkese dy faqesh, më 31 tetor 2014, ka kërkuar nga kryetarja e Komunës që t’ia sigurojë një parcelë toke prej 2 hektarëve që do të përdoret për prodhimin e kërpudhave të cilësisë së lartë “Shitake”.

Pas kësaj kërkese, Asambleja e Komunës së Gjakovës Parcelën 106, në zonën kadastrale në Firzë, e ka shpallur Zonë të Interesit të Veçantë, për të cilën gjë ka votuar edhe babai i Valon Llukës, Masar Lluka, i cili është asamblist i partisë së kryetares Kusari-Lila (AKR) në Gjakovë. /Zëri/Telegrafi/