Partitë opozitare sërish kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Kësaj radhe kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është dorëzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili ka theksuar se kjo seancë është ftuar për të diskutuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës.
“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Kujtojmë se deputetët e LVV-së kanë bërë të ditur kohë më parë se nuk do të marrin pjesë në seancat e jashtëzakonshme që ftohen nga partitë opozitare. /Telegrafi/