Site icon Telegrafi

Skandal: Tefik Sylejmani e zgjodhi vetveten kryetar të gjykatës së tenderëve

Pas dorëheqjes së Hysni Hoxhës nga pozita e kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP), Bordi i kësaj të fundit ka zgjedhur ushtrues detyre të kryetarit të OSHP-së, Tefik Sylejmanin.

Sylejmani ka qenë deri më tani anëtar i Bordit dhe kjo i bije se ai e ka votuar vetveten për pozitën e ushtruesit të detyrës se kryetarit të OSHP-së.

Për të qenë akoma me keq, Sylejmani është njëri nga personat e këtij institucioni për të cilët BE-ja bëri thirrje të shkarkohen dhe e lidhi fatin e liberalizimit të vizave për Kosovën me dyshimet e tyre për korrupsion.

Në vendimin e datës 2 shkurt 2016 për zgjedhjet e u.d të kryetarit thuhet se vendimin e mori Bordi, derisa vet Sylejmani ka qenë anëtar Bordit. Anëtar tjetër i Bordit të OSHP-së është edhe Ekrem Salihu, raporton Infokusi.

Në bazë të këtij vendimi bie që vet Sylejmani e ka zgjedh vetveten në pozitën e u.d të kryetarit, duke qenë se Bordi i ka vetëm dy anëtarë. /Infokusi/Telegrafi/

Exit mobile version