Site icon Telegrafi

Skandal rreth testamentit të Esma Rexhepova, nipërit kërkojnë pasurinë e saj

Të afërmit e këngëtare rome Esma Rexhepova, do të luftojnë për pasurinë e saj, të cilën sipas testamentit ajo i’a la atë shtetit të Maqedonisë. Para disa ditësh në një emision në Radio Maqedonia e Lirë, bashkëpunëtorja e afërt dhe kryetarja e shoqatës humanitare “Mbretëresha Esma dhe Stevo Teodosievski”, Zorana Kostovska, deklaroi se Esma të gjithë pasurinë e saj e ka nënshkruar në emër të shtetit, përcjell Telegrafi maqedoni.

Esma ka shumë nipa nga vllezërit dhe motrat e saj, të cilëve ju ka ndihmuar gjatë gjithë jetës. Ata tanimë kanë angazhuar avokatë dhe do të luftojnë, për siç thonë, të drejtat e tyre.

Lexo po ashtu Rexhepova pasurinë ia la shtetit (Video)

Edhe ekimi menaxherial i Esma Rexhepova, Vesna Gjorgjievska dhe Simeon Atanasov për Fokus thonë se ka probleme mes familjes së këngëtare dhe shoqatës humanitare, rreth trashëgimisë së saj./Telegrafi/

Exit mobile version