Site icon Telegrafi

Skandal: Rrëmbejnë vajzën 11 vjeçare – për ta martuar!

Ngjarja absurde ka për autor Dritan Ajredinin, 25 vjeç dhe gruan e tij Entela Ajredini, 23 vjeçe, raporton NOA.

Mësohet se çifti ka rrëmbyer vajzën me inicialet E.T. duke pasur si qëllim martesën e saj me nipin e tyre 15-vjeçar me inicialet G. A.

Kanë qenë fillimisht familjarët e vajzës ata që kanë bërë në polici denoncimin për zhdukjen e vajzës. Menjëherë kanë nisur hetimet dhe kërkimi. Të dhënat e para i kanë çuar forcat e rendit tek çifti që kishte marrë përsipër gjetjen e nuses për nipin.

Pas kthimit të vajzës në shtëpi, ndaj çiftit Ajredini ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për “heqjen e paligjshme të lirisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version