Një gabim i pabesueshëm është parë gjatë ndeshjes mes Flavio Cobolli dhe Stan Wawrinka në Masters të Shanghait, me gjyqtarin Carlos Bernardes që u ngatërrua me rezultatin dhe i ka “dhuruar” italianit një pikë që rezultoi vendimtare për rezultatin përfundimtar.
Megjithatë, është interesante që askush në atë moment nuk e vuri re gabimin, as vetë Wawrinka apo dikush nga stafi i tij stërvitor.
Çfarë ndodhi në të vërtetë? Me rezultatin 1:0 në sete dhe 1:0 për Cobollin në setin e tretë, gjyqtari Carlos Bernardes bëri një gabim të paparë në nivelin më të lartë të tenisit.
Quite a bizarre situation earlier in the Wawrinka-Cobolli 3rd set.
Bernardes (probably distracted asking for something) called the score wrong in the 2nd game (0-30 instead of 15-15). Nobody noticed the error. Not even the players.
Ended up being the only break of the match. pic.twitter.com/Hjg2l6mLnM
— José Morgado (@josemorgado) October 7, 2024
Wawrinka fitoi pikën e parë në ndeshje, por gjyqtari Bernandes harroi të shënonte pikën dhe pas pikës së radhës të fituar nga italiani, në vend që të shpallte 15-15, shënoi 0-30 për Cobollin, i cili bëri të vetmin pushim në atë ndeshje dhe fitoi 6:3 në fund.
Në fund, Cobolli fitoi 2:1 në sete (6:7, 7:6, 6:3) dhe në xhiron e radhës në turneun e serisë 1000 në Shangai do të luajë kundër Novak Djokovicit. /Telegrafi/