Kjo fotografi është bërë në sallën e operacionit në spitalin e Gjevgjelisë. Përderisa pacienti është nën ndikimin e anestezisë dhe stomak të hapur, rrjedh gjaku në tavolinën kirurgjikale, i gjithë ekipi mjekësor bën fotografi ‘selfi’, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Grid.
Fotografia, siç njoftoi Nova, më pas është vendosur në profilin e Facebookut të një prej doktoreshës, ku njerëzit e kanë përshëndetur ekipin mjekësor pa vërejtur askush se një fotografi e tillë nuk mund të bëhet publike dhe se është shkelje e privatësisë së pacientit dhe Kartën e të Drejtave të pacientëve. /Telegrafi/