Telegrafi

Skandal në Shkodër: Nxënësit e pyesin për ISIS-in, mësuesja: lajmet gënjejnë, ata mbrojnë popullin sirian! (Video)

Një mësuese në Shkodër është regjistruar nga një nxënëse teksa ajo e pyet për ISIS-in.

Mësuesja shokon me përgjigjen e saj. Ajo i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

Madje mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë terroriste.

Ajo madje thotë edhe për Bin Ladenin se ka qenë një lider i mirë. Për më tepër ndiqni videon.