Disa personalitete të njohura janë arrestuar në Los Angeles, për shkak të mashtrimeve për regjistrimet e fëmijëve në fakultetet prestigjioze amerikane, si Yale, Georgetown, Stanford dhe Universit i Kalifornisë Jugore.
Në mesin e të përfshirëve është edhe aktorja Felicity Huffman, e cila ka paguar dhjetëra mijëra dollarë në formë donacioni, në mënyrë që vajza e saj ta kalonte provimin pranues.
Sipas dokumenteve të akuzës, personi që është marrë me këtë skemë të mashtrimeve, është takuar me aktoren dhe bashkëshortin e saj, aktorin William H. Macy, në shtëpinë e çiftit në Los Angeles dhe ua ka shpjeguar se e kontrollon qendrën e testeve dhe mund ta paguajë dikë që në mënyrë të fshehtë t’i përmirësojë përgjigjet negative të vajzës së tyre.
FBI special agent says 300 FBI, IRS agents participated in arrests in alleged college cheating scam, named "Operation Varsity Blues"; 38 individuals have been taken into custody so far. https://t.co/eg24f7pl1z pic.twitter.com/iL4lZ6t5CC
— ABC News (@ABC) March 12, 2019
Çifti ka pranuar dhe e ka paguar shumën e parave për këtë shërbim – bën të ditur The Guardian.
Los Angeles Times raporton se mëngjesin e të hënës, agjentët e FBI kanë shkuar në shtëpinë e yllit të “Desperate Housewives” në Los Angeles për ta arrestuar. Aktorja është liruar të mbrohet në liri, pasi ka paguar 250.000 dollarë garanci.
Krahas saj, për vepër të njëjtë e akuzuar është edhe aktorja tjetër, Lori Loughlin, si edhe prindër të tjerë të pasur, aktorë e sportistë – të cilët kanë paguar miliona për regjistrimin e fëmijëve të tyre në universitetet prestigjioze amerikane.
Huffman dhe të tjerët janë akuzuar për komplot për të kryer mashtrime që me ligjin amerikan, dënimi shkon deri në 20 vjet burg. Bashkëshorti i saj, William Macy, nuk është akuzuar, ndërsa autoritetet nuk e kanë shpjeguar arsyen.
Për të gjithë aksionin janë angazhuar 300 agjentë të FBI-së dhe IRS-së, ndërsa janë arrestuar plot 38 persona. /Telegrafi/
It's fun to drag Aunt Becky but there are a bunch of other rich mofos complicit in this besides Felicity Huffman and Lori Loughlin, so here is a list of everyone charged in Operation Varsity Blues: 🔬👀https://t.co/9Zf1fiyjre pic.twitter.com/HDLKIVsuXE
— Lindsay (@socialsaur) March 12, 2019
William H. Macy seen arriving at Los Angeles courthouse after wife Felicity Huffman was charged and arrested in what prosecutors call the largest college admissions cheating scam they’ve ever gone after. Authorities have not said why Macy was not charged. https://t.co/FJMjE1oOHT pic.twitter.com/6bY7g9wrfm
— ABC News (@ABC) March 12, 2019