Telegrafi

Skandal në Serbi: Mësuesja e Beogradit, më e dobët në matematikë se nxënësi i klasës së parë!

Kush e zgjodhi mirë detyrën e mëposhtme, mësuesja e një shkolle fillore në Beograd apo nxënësi i klasës së parë.

Kjo është bërë temë e këtyre ditëve në Serbi, për nivelin e tyre arsimor, pasi një moderatore e një kanali televiziv serb, në profilin e saj në Twitter e shpërndau një fotografi, transmeton Telegrafi.

Në të shihet pyetja dhe përgjigja që dha fëmija. Pyetja ishte kjo: “Ana ka lexuar një tregim, ndërsa Petri tri tregime më shumë se Ana. Sa tregime i kanë lexuar bashkë, Ana dhe Petri”?

Nxënësi jep këtë përgjigje: 1+4=5. Po ashtu shkruan sqarimin: “Bashkërisht i kanë lexuar pesë tregime”.

Por, mësuesja ia korrigjoi 4-shin, duke dhënë këtë zgjidhje: 1+3=4! /Telegrafi/